Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Kosovë në kuadër të vizitës zyrtare në kohë tensionesh shkaktuar nga arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe treni serb me motive nacionaliste.
Video e realizuar nga Ekonomia Online tregon eskortën e Ramës e përbërë prej shumë veturash, duke përfshirë edhe autoambulancën.
Kjo vizitë e tij në Kosovë, është komentuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook” një video me shkrimin:
“Zhgënjim i madhe i mediave dhe qytetarëve të Kosovës. Rama i tmerruar nga vizita ne Prishtine. Shoqërohet nga një eskortë me 17 makina shumica te blinduara. Ky është burracak!”