Pak ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës në Tiranë ashpërsohen edhe tonet e deklaratave nga PD-ja.
Ka qenë Berisha ai që nga çadra e protestës e ka ftuar Ramën të rrijë në dritaren e Kryeminisrisë dhe ta shoh nga aty protestën paqësore.
“Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj, të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj prapë, Edvin çadra do të duket Everest, atëherë do shohësh ti se cila është cadra, do tmerrohesh, por aty të rrish se ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore”, tha ai. Salih Berisha, Protesta,