Berisha shërohet nga koronavirusi, gati për Vikingun

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Veton Berisha, është shëruar nga koronavirusi dhe i është dhënë leja nga mjekët për t’iu bashkuar skuadrës së Vikingut, ka njoftuar “dagsavisen.no të martën. Ai do t’i bashkohet ekipit norvegjez të premten në stërvitje dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Haugesundit, të cilën Vikingu e luan në shtëpi pas një jave.

Berisha është në formë të mirë këtë edicion. Ka shënuar 11 gola në 19 ndeshje në “Eliteserien” të Norvegjisë. Ka kontribuar edhe me shtatë asistime.

Të ngjashme