Berisha: Situata në veri shqetësuese, popullin e Policinë s’i trembin barrikadat

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 13:37 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Siguri, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në një konferncë për medie ka reaguar edhe një herë për gjendjen ne veri, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, gjendja në veri është shqetësuese duke kërkuar reagimin e institucioneve.

Ai shtoi se popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat.

“Gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe kërkon reagim serioz të institucioneve të shtetit tonë. Gjendja e vërtetë që po paraqitet nga Qeveria me theks të veçantë e Policisë së Kosovës është ndryshe”.

“Policia qëndron me moral të lartë dhe përkushtim si asnjëherë më parë kur ka qenë në pyetje shtrirja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit”.

“Si kryetar i komisionit për siguri dhe mbrojtje i njoh mirë kapacitetet e policisë së Kosovës por edhe përkushtimin edhe moralin e tyre në shërbim të atdheut”.

“Popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin bandat dhe manovrimet që po bëhen në atë pjesë të Kosovës”.

Të ngjashme