Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka kërkuar që të anulohen votat edhe në pesë komuna tjera përveç atyre që janë anuluar.
Përmes një komunikate për media, ai ka thënë se e ka mirëpritur vendimin e PZAP-së për anulim, duke shtuar se ka pasur orkestrim të votave dhe është konfirmuar se “Romani Iniciativa” ka marrë vota nga votues të komunitetit serb në Kosovë.
“Kemi marr vendim pozitiv (është pranuar ankesa e jonë) për anulimin e votave të ‘Romani Iniciativa’ nga ana PZAP-së por është e pjesërishme, vetëm për 5 komuna. Me vendimin e PZAP-se ’Romani Iniciativa’ ka urdhëruar KQZ-në që të largohen nga rezultati përfundimtar votat e fituara në mënyrë të orkestruara në 5 komuna (Leposaviq, Novobërdë, Ranillug , Partesh dhe Kllokot)”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se do të ushtrojnë ankesë nesër në Gjykatën Supreme për siç thotë ai “për të realizuar të drejtën e plotë për të u larguar edhe votat e orkestruara në komunat Graçanicë, Mitrovica Veriore, Lipjan, Kamenicë dhe vendbanime të tjera pasi që është e njëjta gjendje ku edhe aty ka vota të orkestruara”, ka shkruar Berisha.
Ai tutje ka bërë të ditur se ankesa do të dorëzohet nesër rreth orës 11:00.