Berisha: Trajneri i ri ka sjell motiv të ri, ka shumë ndryshime dhe pozitivitet

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore që e zhvillon ndaj Norvegjisë.

Sot dardanët zhvilluan stërvitjen e dytë që nga grumbullimi, teksa të radhës do ta kenë nga ora 17:00 sot.

E futbollisti Bernard Berisha u shpreh i lumtur me grumbullimin dhe pati disa fjalë për trajnerin Franco Foda.

“Kënaqësi dhe nder me qenë i grumbulluar me vendlindjen tënde, me Kombëtaren e Kosovës. Trajneri i ri ka sjell motiv të ri. I shoh të gjithë të angazhuar, duhet të vazhdojmë të jemi kompakt dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Ka shumë ndryshime, shumë pozitivitet. Shpresoj që në ndeshjen me Norvegjinë të tregojmë ndeshje të mirë, të tregojmë që kemi potencial dhe që synojmë kualifikimin”, tha Berisha.

Të ngjashme