Berisha uron ministren Shekerinska për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha ka uruar sot ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonjën Radmila Shekerisnka me rastin e nënshkrimit të protokollit në Bruksel, akt ky që i hapi rrugë fqinjit tonë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

Me këtë rast, ministri Berisha duke uruar ministren Shekerinska dhe nëpërmjet saj edhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut u shpreh: ,, Uroj ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Radmila Shekerinska dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë historike, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë.’’

Aktin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ministri Berisha e cilësoi si të një rëndësie të veçantë: ,,Nënshkrimi i protokollit i pranimit të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut në NATO, është një lajm i rëndësishëm dhe një hap i madh për stabilitetin dhe sigurinë në rajon’’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme