Berishaj kërkon të mospaguhet nga Komisioni – I falënderon deputetët për sqarimin në aferën korruptive

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 12:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasador i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka kërkuar nga Komisioni Hetimor për Menaxhimin e Energjisë që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij të dhurohen për një familje me nevojë, raporton Ekonomia Online.

Por kërkesa e tij i është refuzuar nga kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj.

“Jo ambasador, nuk mundemi sepse janë të dedikuara”, ka thënë Selmanaj.

Gjatë intervistës Berishaj ka mohuar çdo lidhje me skandalin për të cilin kishin raportuar mediat sllovene duke raportuar se “ai ka pranuar 600 mijë euro nga kompania GEN”.

Por Berishaj e ka pranuar që ka qenë këshilltar i GEN deri në vitin 2019.

Berishaj e falënderoi Komisionin për siç tha, shpjegimin e shpifjeve ndaj tij, raporton EO.

“Unë nuk e kam pritur aspak ndryshe këtë komunikim, por jam i gëzuar që Kam pasur rastin ta shpjegoj këtë shpifje dhe nuk jam marrë me mediet në Kosovë”.

“Unë e respektoj fjalën e lirë, ju deputetë më keni respektuar”, tha në fund ambasadori.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme