Berisha: Nuk mund të arrihen rezultate në ushtri kur je shtet i sanksionuar nga SHBA-ja

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hisen Berisha, ka deklaruar se mënyra e qeverisjes e Kryeministrit Kurti ka bërë që impakti i politikës në ushtri të bie.

“Modeli i qeverisjes autokratike të Kurtit dhe kursi politik antiamerikan, përkundër përkushtimit personal patriotik shtetëror të Ministrit Mehaj për ngritjen e kapaciteteve në personel, pajisje dhe armatim si pjesë e projektit të transformimit, ka bërë që impakti i politikës në ushtri të jetë i ndjeshëm”

“Por, për faktin se Amerika e ka në listën e të pa dëshiruarve Albin Kurtin si “non grata”, dështimet në raportet me SHBA nuk mund tia atribuojmë Z. Mehajt, pasi ishte Albin Kurti ai që kishte kontrollin dhe ishte sepse ishte në kështjellen e Albin Kurtit të destinuar që të rrënohet.”

“Nuk prisja që një patriot dhe atdhetar me kod gjenetik dhe familjar siç njihet Z. Mehaj, të qëndronte në një qeveri kuislinge.”
“Këtë reflektim nga Ai, e kam pritur që nga momenti kur jemi përjashtuar nga Defender Europe 23.
Megjithatë, duket se vizita në SHBA i ka bërë të qartë se me këtë qeveri, Kosova nuk mund të përparojë. Armend Mehaj nuk mund të mbetet pjesë e dështimit kombëtar!”

“Z. Mehaj, si Ministër me përkushtim për blerjet e armatimit dhe heqjen e kufizimeve ligjore për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, do të mbetet një Ministër historik që na ka bërë krenar si ushtarak. Në mandatin e tij, kemi tronditur Beogradin.”

Ai tha se e vlerëson si të arsyshme dorëheqjen e Ministrit Mehaj dhe se nuk ka rezultate në ushtri kur ka sanksione nga ShBA-të.

“Megjithatë, nuk mund të presim rezultate në Ushtri kur si shtet jemi nën sanksione nga SHBA. Prandaj, dorëheqjen e tij e vlerësoj si të arsyeshme, edhe pse nuk është koha për të hequr dorë. Duhet të përballim forcën e errësirës dhe dekadencës me çdo mjet dhe formë.”

“Përveç kësaj, duhet të shtojmë edhe rastet e korrupsionit në energjetikë, diplomaci, rezervat shtetërore si rezervat e grurit dhe vajit, trafikimin e armëve, të cilat tregojnë për një qeveri të kriminalizuar. Për më tepër, regrutimi i dëshmitarëve për Gjykatën Speciale nga njerëz të afërt me këtë qeveri e dëshmon që kjo është një qeveri kolaboracioniste kundër interesave të kombit, që kontrollohet nga një rrjet kriminal parapolitik, i cili është instaluar nga kjo qeveri dhe tashmë është i njohur në Kosovë”

“Megjithatë, një gjë duhet të dihet, se me ardhjen e PDK në pushtet, këta individë me qëllime dhe veprime antikombëtare nuk do të kenë vend në Kosovë”

“Duke sjellë lirinë, kemi dhënë shansin për të gjithë të punojnë dhe të japin më të mirën për shtetin tonë, duke respektuar vlerat e lirisë dhe demokracisë. Por në Kosovë nuk do të ketë vend për qeverisje të tillë, me individë si “Ridi-Kurti”, që ende shfaqin simpati për Serbinë” ka deklaruar Berisha.

Të ngjashme