Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani e ka cilësuar të gabuar vendimin e Ministrisë së Industrisë dhe Ndërmarrësisë për çmimin tavan për derivate, raporton Ekonomia Online.
Ai në një përgjigje për Ekonomia Online ka thënë se detyrimi që bizneset të blejnë naftë me 1.86 euro dhe ta shesin njëjtë, nuk është gjë e duhur, pasi sipas tij këto të fundit mund të bankrotojnë.
“Çmimet e derivateve sillen në Kosovë, Nafta 1.86, Benzina 1.44. Çmimi i importit për naftë : 1.86 € Vendimi i Qeverisë është duke u respektuar. Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka ksi zhvillime dhe detyrojnë bizneset që të blejnë naftë 1.86 dhe të shitet. 1.86 € Shoqata e Naftëtarëve po kërkon në qoftë se nuk e ndryshon këtë vendim ska mbetë vetëm të protestohet”, tha Berjani.