isa ditë më parë, Silvio Berlsconi ka komentuar rezultatet elektorale, duke e justifikuar rënien e votave për “Forza Italia” me shitjen e Milan, klubi që ka drejtuar për 31 vite dhe me të cilin ka fituar gjithçka ishte e mundshme.
Tani, ish-presidenti kuqezi, është kthyer te flasë për efektet që mund të ketë pasur shitja e klubit në zgjedhje dhe, në një eveniment në Udine, ka thënë: “Më duket se do ta blej përsëri Milan-in”.
Nuk dihet nëse ka qenë një batutë e thjeshtë ose Berlusconi po mendon me të vërtetë të kthehet në drejtim të skuadrës kuqezi. Duke e njohur, gjithçka është e mundur. Muajt e ardhshëm do të zbulojnë diçka më shumë.