Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi për dëbimin e tenistit Novak Gjokoviq nga Australia është skandaloz.
Sipas saj, kjo tregon se në disa shtete sundimi i ligjit nuk funksionon.
“Është e pabesueshme që kemi dy vendime gjyqësore krejtësisht të kundërta në vetëm pak ditë dhe për një 11 ditë pati maltretime fizike dhe mendore. Unë si kryeministre e Serbisë nuk jam e lumtur, por nuk duhet të jem shumë emocionale”.
“Mezi pres ta shoh Novak Gjokoviqin në vendin tim. Ta kalojmë të gjitha këtë të gjithë së bashku dhe ta mbështesim atë në këto kohë të vështira”, u tha Bërnabiq gazetarëve pas votimit në referendum për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, shkruan Tanjug.
Ndaj Gjokoviqit dje u zhvillua një seancë gjyqësore, ku vendos që të mbetet akoma në fuqi vendimi i Qeverisë së Australisë për ta anuluar vizën e tij.
Ekzekutivi australian argumentoi se Gjokoviq përbënte rrezik pë shëndetin publik. Tenisti serb nuk do të mund të luajë në “Australian Open” pasi ndeshja e parë luhet të hënën.
Gjatë seancës gjyqësore të së dielës përpara një paneli prej tre gjyqtarësh, mbrojtja e Gjokoviq argumentoi pa sukses se arsyet e dhëna nga qeveria ishin “të pavlefshme dhe të palogjikshme”.