Bërnabiq pas takimit me Palmer: Prishtina duhet të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, insiston se vendi i saj ka përmbushur të gjitha obligimet që ka marrë në Bruksel nga dialogu me Kosovën.

Sipas saj, një prej këtyre obligimeve është edhe gjetja e identifikimi i të vrarëve gjatë luftës.

Sot, 22 vjet pas luftës, ende llogariten mbi 1.600 shqiptarë të zhdukur. Së fundi janë gjetur në Serbi mbetjet mortore e të paktën nëntë shqiptarëve.

Bërnabiq, pas takimit me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, të enjten në Beograd, tha se pret që njësoj të veprojë edhe Kosova.

Sipas saj, Prishtina duhet të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, derivat i Marrëveshjes së vitit 2013.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë asociacion njëetnik. Shumë prej pikave të marrëveshjes për asociacionin, janë shpallur anti-kushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Në mes të qershorit, pritet të rinisë në Bruksel dialogu Kosovë – Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së.

Të ngjashme