BERZh-i e gatshme të ndihmojë zhvillimin ekonomik në Kosovë

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 10:41 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur në takim drejtorin e Konstituencës së BERZh-it për Danimark, Lituani, Irlandë dhe Kosovë, Ove Jensen si dhe shefen e Zyrës së BERZh-it në Kosovë Elena Petrovska, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit theks të veçantë ju kushtua zbatimit të projekteve për të cilat janë nënshkruar marrëveshjet ndërmjet BERZh-it dhe Institucioneve të Kosovës.

Ministri Hoti e njoftoi drejtorin e Konstituencës së BERZh-it Ove Jensen për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe e falënderoi për mbështetjen nga BERZh-i në financimin e projekteve kapitale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e transportit, me theks të veçantë Projektin e hekurudhës, i cili do të ndikojë në zhvillimin e tregtisë dhe qarkullimit më të lirë të mallrave në rajon dhe më gjerë.

Ndërsa, drejtori i Konstituencës së BERZh-it Ove Jensen shprehi gatishmërinë e tyre për të përkrahur Kosovën, sidomos në projektet të cilat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës e që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme