BERZh-i mbështet katër projekte rrugore

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 14:58 | Nga

Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore Ministria e Infrastrukturës do të financojë katër projekte të rëndësishme rrugore përmes një kredie të marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Siç njofton Ministria e Infrastrukturës, katër projektet do të realizohen me standarde të larta, ndërsa ruajtja e brezit rrugor dhe brezit mbrojtës rrugor të këtyre rrugëve dhe e të gjitha rrugëve të tjera nacionale dhe rajonale të Kosovës do të bëhet si vijon:

Në bazë të ligjeve: Ligjit për Rrugët Nr. 2003/11, neni 26 dhe Ligjit Nr. 03/L-120, për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit për Rrugët 2003/11, të mos ndërtohet në brezin e rrugës dhe në brezin mbrojtës të rrugës, e cila është: 20 metra nga rrugët nacionale dhe 10 metra nga rrugët rajonale.

Segmentet rrugore, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës përmes kredisë nga BERZH-i janë:

Zgjerimi i rrugës rajonale R-107, segmenti Piranë, hyrja e qytetit të Prizrenit,  me gjatësi 3.00 km, e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;

Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti Hyrja e qytetit të Ferizajt, me gjatësi 5.60 km (nga Prelezi i Jerlive deri te Fshati i Vjetër), e cila do të zgjerohet nga dy në 4 korsi,me ishull ndarës në mes dhe me trotuar;

Rruga nacionale N 25.2, segmenti Hyrja e qytetit të Gjilanit, me gjatësi 3.00 km (nga liqeni deri te qendra e Gjilanit), që do të zgjerohet nga dy në 4 korsi, me ishull ndarës në mes dhe me trotuar, si dhe

Rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan, me gjatësi 11.00 km.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme