Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili Ahmeti, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë për trashëgiminë e lavdishme të familjes Jasharaj, duke e cilësuar Besarta Jasharin si mishërimin e dhimbjes, përmallimit të heshtur dhe sakrificës për hir të lirisë.
Ajo shkroi në një postim në facebook se përfaqësimi dhe simboli më i denjë i brezave që mbajnë në zemër plagët e së kaluarës por ecin krenarë drejt së ardhmes.