Pas tetë humbjeve të njëpasnjëshme, skuadra e Besës ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te skuadra e Drenicës.
Pejanët barazuan pa gola në duelin e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Drenas.
Trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, tha se synim në këtë duel ka qenë vetëm fitorja.
“Qëllimi nuk ka qenë marrja e një pike. Kemi udhëtuar për fitore, e kemi ditur se e kemi kundërshtarin e fortë, shumë agresiv. Jemi munduar të fitojmë duelet, ndërsa me një disiplinë taktike arritëm të marrim një pikë. Jam shumë i kënaqur për lojtarët që janë duke punuar mjaftë shumë”, theksoi Krasniqi.
Besa do të luajë me Arbërinë në kuadër të xhiros së 21.