Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është duke marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë ku pritet të caktohet kandidatura për Kryeministër.
Gjatë mbledhjes, ai në llogarinë e tij në Facebook e ka postuar një fotografi me mbishkrimin “BesëLidhja”.
Kjo mund të jetë motoja e kësaj partie për fushatën zgjedhore që pritet të fillojë së shpejti.