Besian Mulaj viziton biznesin e zdrukthtarisë në Istog

Prishtinë | 04 Shk 2025 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Besian Mulaj, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vizituar biznesin Uça Zdrukthtari në Istog, i specializuar në prodhimin e dyerve, dritareve dhe xhamave.

Gjatë vizitës, ai ka pasur mundësinë të njihet me Bujar Feratin, një punëtor i përkushtuar që ka arritur sukses me mund dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Mulaj theksoi se punëtorët si Ferati, të cilët punojnë me ndershmëri dhe vullnet të fortë, janë një frymëzim për të gjithë, duke sjellë përkushtimin dhe suksesin si elemente të pazëvendësueshme në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme.

Të ngjashme