Besiktasi këtë sezon e ka humbur titullin në Turqi dhe po kërkon përforcime për sezonin e ardhshme.
Turqit e kanë kthyer kokën kah Serie A ku pëlqehen dy futbollistë.
Skuadra e Senol Gunes kërkon të përforcohet për sezonin tjetër me Mario Mandzukicin e Juventusit dhe mbrojtësin e djathtë, Bruno Peres të Romës.
Besiktas do të pres edhe pak për të prezantuar ofertat për lojtarët.
Kroati i Juventusit duhet se do të largohet nga Italia, pasi që ‘Zonja e Vjetër; do të tentojë emra të rinj në afatin kalimtar veror.
Në anën tjetër Peres nuki e ka gjetur vetën te Roma pasi në të shumtën e kohën është rezervist i Florenzit.
Turqit kanë disa lojtarë të njohur në klub si Pepe, Adriano, Ricardo Quaresma e Alvaro Negredo.