Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së të thirrur nga Luljeta Aliu, është zgjedhur, Besnik Berisha, kryetar i ri i këtij institucioni, me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme, raporton Ekonomia Online.
Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KMP-së.
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se duke u thirrur në ligjin për KPM-në dhe në bazë të interpretimit të kryeshefit ekzekutiv ” vlerësoj që votimi ishte i ligjshëm”.
“Me 4 vota për zgjidhet, Besnik Berisha si kryetari i ri i KPM-së”, tha ai.
U.D kryeshefi ekzekutiv, Niman Racaj, tha se kjo formë e votimit është në pajtim me kërkesat dhe ligjin.
Diskutime se kur Berisha nis detyrën e re pati pas përfundimit të votimit.
“Askund nuk e tham që ti shkarkohesh apo mandati yt digjet. Ne nuk të kemi shkarkuar. Ne e kemi rastin më të mirë, rastin e Gjykatës Kushtetuese që zgjedhet kryetari më herët”, tha Besnik Berisha, kryetari i sapo zgjedhur i KPM-së.
“Unë nuk kam siguri që pas zgjedhjes, ligji është më i qartë se rregullorja. Unë nuk mundem me vazhdu në këtë gjendje, unë mund vetëm me ta kalu drejtimin e seancës”, ka thënë Jeton Mehmeti.
“Unë jam i vetëdijshëm që mandatin e anëtarit nuk ma keni marrë, jam i vetëdijshëm që me këto vota me këtë votim që u bë, unë nuk kam siguri juridike që të vazhdoj drejtimin e mbledhjes. Nuk po iki, nuk po zhdukem”, ka thënë Mehmeti.
Pas këtyre diskutimeve, kryetari aktual, Jeton Mehmeti kërkoi që të shmojnë në një pausë.