Besnik Hasi emërohet trajner i ri i Anderlechtit

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

RSC Anderlecht ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin David Hubert, i cili e drejtoi këtë ekip përkohësisht nga muaji tetor.

Ndërkohë, gjiganti belg e zyrtarizoi sot trajnerin e ri, Besnik Hasi, i cili do ta marrë ekipin në dorë deri në fund të sezonit, me opsion të vazhdimit të bashkëpunimit, shkruan “Gazeta Express”.

Hasi nuk është i huaj në Anderlecht pasi aty e ka shkruar historinë duke qenë si lojtar dhe si trajner më pas.

53 vjeçari e kishte fituar titullin e kampionit në vitin 2014 dhe e kishte fituar Superkupën e Belgjikës në po atë vit.

“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që i ka ky klub. Është nder që edhe një herë ta drejtoj ekipin e parë të Anderlechtit”, deklaroi trajneri gjakovar, dikur përfaqësues dhe kapiten i Kombëtares shqiptare.

Të ngjashme