Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDKsë-së, Besnik Osmani ka marr shembull familjen e Amrush Bajqincës nga Bardhi i Madh për punën dhe kujdesin për 30 krerë lopë.
“Amrush Bajqinca nga Bardhi i Madh shembull për punën e ndershme që bën së bashku me anëtarët e familjes duke u kujdesur për 30 krerë lopë, duke u shndërruar në një nga furnizuesit më të mëdhenj të fshatit dhe qytetit me qumësht dhe produkte të tij. Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit për të sjellë cilësi e qëndrueshmëri në treg. Pas vizitës në fermë qëndruam shkurtimisht në familjen e Haxhi Hilmi Xhigolin në Bardh të Madh, një njeri që ka dhënë një kontribut të madh për komunitetin në Bardh të Madh. Kontributi i tij i gjatë dhe i sinqertë është i pazëvendësueshëm, duke e bërë atë një figurë të respektuar dhe të nderuar në fshat. Këto dy vizita na rikujtojnë rëndësinë e njerëzve të përkushtuar – ata që japin për vlera politike e shoqërore, dhe ata që me punën e tyre të përditshme ndërtojnë zhvillim dhe mirëqenie për komunitetin”, ka shkruar Osmani.