Besnik Osmani: Qendra e re e Mjekësisë Familjare, gati për qytetarët në Fushë Kosovë

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, bëri të ditur për përfundimin e një projekti të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë: ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në zonën e rrugës “Tahir Zemaj”.

Postimi i plotë:

Qendra e Mjekësisë Familjare e re gati për qytetarët!
Komuna me një investim prej 550,000 euro dhe një hapësirë prej 1,120 m² ka përfunduar edhe një tjetër projekt të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë.
Nga java e ardhshme, banorët e zonës së rrugës “Tahir Zemaj” do të marrin kujdesin shëndetësor pranë shtëpive të tyre.
Me një staf të përkushtuar mjekësor dhe infrastrukturë moderne, garantojmë shërbime cilësore dhe të sigurta për çdo qytetar.
Kështu ndërtojmë Fushë Kosovën e shëndetshme dhe me kujdes për secilin!

Të ngjashme