Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka premtuar se do ta fuqizojnë biznesin privat. Këtë premtim ai ka bërë gjatë një vizite që pati në fabrikën e skeleve në Fushë Kosovë.
Postimi i plotë:
Vizita jonë në fabrikën e skeleve në Fushë Kosovë na bëri krenarë për suksesin e një biznesi vendas që eksporton në 12 shtete të botës, përveç tregut lokal. Ky është shembulli më i mirë se si iniciativa private, tregu i lirë dhe konkurrenca sjellin zhvillim ekonomik dhe rrisin punësimin në qytetin tonë.
Si parti e djathtë, ne besojmë se fuqizimi i biznesit privat është çelësi për një Fushë Kosovë më të zhvilluar, me ekonomi të fortë dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë.
Ashtu siç komuna ka mbështetur deri më tani iniciativat e tilla, ne do ta rrisim edhe më fuqishëm këtë rrugë, duke i dhënë hapësirë dhe përkrahje të plotë sipërmarrjes vendore.
Fushë Kosova PËRTEJ! 💙