Besnik Tahiri pas vërshimeve në komuna: I sigurojmë qytetarët se do t’iu qëndrojmë afër

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i përcjell nga afër situatën pas vërshimeve në komuna.

“Tashmë jemi në koordinim të ngushtë me Qendrën e Situatave, me komunat dhe institucionet qendrore për menaxhimin e situatës”, ka thënë ai

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të qëndrojnë afër qytetarëve.
“I sigurojmë qytetarët se do t’iu qëndrojmë afër dhe u kërkojmë që jenë edhe vet të mobilizuar që situata të jetë më e menaxhueshme!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës është duke e pëcjellur nga afër situatën me vërshimet në komuna të ndryshme. Tashmë jemi në koordinim të ngushtë Qendrën e Situatave, me komunat dhe institucionet qendrore për menaxhimin e situatës.
I sigurojmë qytetarët se do t’iu qëndrojmë afër dhe u kërkojmë që jenë edhe vet të mobilizuar që situata të jetë më e menaxhueshme! thuhet në postim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme