Beteja në “Emirates”: Atl Madrid tri herë ka qenë finalist, Arsenal vetëm 1 herë

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Gjysmëfinalja e kthimit mes Arsenal dhe Atletico Madrid vjen pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, ku golat u shënuan nga penalltitë me Julian Alvarez që iu përgjigj golit të Viktor Gyokeres.

Sonte në “Emirates Stadium”, gjithçka mbetet e hapur. Arsenal pritet të jetë më kërkues para tifozëve të vet, ndërsa Atletico Madrid i Diego Simeone do të luajë me kujdes, duke pritur momentin për të goditur, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket mungesave, të dy skuadrat kanë probleme konkrete, te Arsenali mungojnë Mikel Merino (lëndim në këmbë) dhe Jurrien Timber (lëndim në nyje).

Ndërkohë, te Atletico Madridi jashtë janë Pablo Barrios dhe Nahuel Molina (probleme muskulore).

Përveç finales që është në lojë, kjo ndeshje ka edhe peshë historike: për Arsenal do të ishte vetëm finalja e dytë evropiane në histori, ndërsa për Atletico Madrid hera e katërt, dhe në të tria rastet e mëparshme kishte dështuar të fitoj trofe.

Të ngjashme