Ekonomia Online
FUNDIT

Betejën me Covid-19 e humb një 16 vjeçar nga Vitia

Betejën me Covid-19 e humb një 16 vjeçar nga Vitia

Në prag të  një vjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia. Lajmin e ka konfirmuar infektologia nga Spitali Regjinal i Gjilanit, Dr. Selvete Shurdhani. “I ndjeri ka qenë I retarduar, ka pasur ndryshme të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar […]

Në prag të  një vjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.

Lajmin e ka konfirmuar infektologia nga Spitali Regjinal i Gjilanit, Dr. Selvete Shurdhani.

“I ndjeri ka qenë I retarduar, ka pasur ndryshme të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri  sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektivës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani për Mediafokus.info.

Ky është rasti i parë në Kosovë moshë të re që nuk i mbijeton virusit.

Deri tani, betejën me COVID-19 brenda një viti e kanë humbur  1,674 kosovarë.

Të ngjashme