Betim Gjoshi: Për dy ditë, Kurti, prodhoi dy lajme që favorizojnë Serbinë në skenën ndërkombëtare

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka vënë në shënjestër prodhimin e lajmeve pozitive që favorizojnë Serbinë nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

I pari lajm është ai rreth Serbisë si shtet humnaitar që u publikua në The New York Times, Reuters, etj. Dhe i dyti sot, është akuzë që ka shkruar The Guardian se i dërguari i Trumpit po ndërhyn në punët e Kosovës, ka potencuar Gjoshi.

Gjoshi ka theksuar po ashtu se “këto lajme vetëm sa e rregullojnë pozicionin e Serbisë në arenën ndërkombëtare”

Ja postimi i Betim Gjoshi në rrjetin social:

SKANDAL – MANIPULUESI ALBIN K. E BËRI LAJM NDËRKOMBËTAR PËRPLASJEN E TIJ ME AMERIKEN >> Janë dy lajme, por kanë vetëm një të përbashkët – të dy lajmet e favorizojnë Serbinë. Miq të mi! Brenda dy ditësh kryeministri i shkarkuar, Albin K. i prodhoi dy lajme ndërkombëtare. Lajmi i parë e nxori Serbinë në mediet ndërkombëtare, The New York Times, Reuters, etj. si shtet të humanitetit. Lajmi i dytë është kjo akuzë që ka zënë vend në The Guardian se i dërguari i Trumpit po ndërhyn. Janë dy lajme, por kanë vetëm një të përbashkët – të dy lajmet e favorizojnë Serbinë. Këto lajme vetëm sa e rregullojnë pozicionin e Serbisë në arenën ndërkombëtare. Kosova dhe populli i saj nuk i kanë borxh këtij manipuluesi që po rrezikon marrëdhëniet e shenjta të Kosovës me ShBA-të. #Mashtrus #Amatera #VoVid


Të ngjashme