Betohen pesë deputetë të rinj të Kuvendit

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 10:22 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nait Hasani me 9 mijë e 578 vota do të jetë depute i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Hasani do të zë vendin e kryeministrit Ramush Haradinajt, raporton Ekonomia Online.

Gani Dreshaj i AAK-së do të ulet në Kuvend pasi në zgjedhje kishte siguruar mbi 9 mijë e 180 vota, në vend të Rrustem Berishës, që tash është ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurse në vend të Behgjet Pacollit i cili do të jetë ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i parë, do të zëvendësohet nga Imet Rrahmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Bahrri Shabani do të jetë në vend të Rasim Demirit, e Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në vend të Pal Lekaj, që tash është ministër i Infrastrukturës.

Të ngjashme