Beyonce blen një kishë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 11:42 | Nga

Ajo është një nga njerëzit më të famshëm në planet.

Por duket se një karrierë në botën e muzikës nuk është e mjaftueshme për Queen Bey e cila thuhet se ka blerë një kishë në New Orleans.

Sipas TMZ, kisha mbi njëshekullore kishte çmim prej 850,000 dollarë dhe dhe ka qenë jashtë përdorimit si një vend fetar për një kohë të gjatë, transmeton Klan Kosova.

Kur flitet për kishë, kjo nuk është hera e parë që Beyoncé është bërë lajm – më herët gjatë këtij muaji, Katedralja Grace në San Francisko mbajti meshën ‘Beyoncé Mass’, ku u përfshinë këngët e saj solo dhe ato të njohura të grupit Destiny’s Child.

Yolanda Norton nga kjo katedrale ishte ajo që kishte idenë që mesha të bazohej rreth ikonës së muzikës pop.

“Kur flasim për interpretimin biblik femëror, Beyoncé është një përshtatje e natyrshme. Nëse shohim trajektoren e personalitetit dhe marrëdhënieve të saj, mund të shohim shumë çështje me të cilat ballafaqohen gratë me ngjyrë dhe si mund të ndikojë kjo në mënyrën se si e interpretojmë tekstin”, ka deklaruar ajo.

Disa javë më parë, Beyoncé argëtoi fansat e Destiny’s Child me dy performanca në Coachella.

Në ndërkohë, grupi performoi së bashku për herë të fundit në Super Bowl 2013 pasi vajzat kishin nisur rrugën për karrierë solo në vitin 2003 dhe më në fund ishin shpërbërë tre vjet më vonë.

Por duket se nuk do të zgjasë shumë që ajo që njihet si diva e muzikës pop të kthehet në skenë pasi këngëtarja konfirmoi thashethemet se ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z, do të nisin turneun On The Run II.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme