Klubi basketbollistik “Houston Rockets” po përjeton një verë intensive. Së fundmi, në radhët e skuadrës teksane ka ardhur Chris Paul, ndërkohë që është rinovuar kontrata me James Harden.
Por e reja më interesante për Rockets duket se ka të bëjë me pronësinë, pasi në skenë pritet të hyjë as më shumë e as më pak, por mbretëresha e muzikës “R&B”, Beyonce.
Sipas “Bloomberg”, artistja amerikane, një tifoze e Houstonit, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë shfaqur gatishmërinë për blerjen e skuadrës së NBA-së për një vlerë prej më shumë se dy miliardë dollarësh.