Franca është habitur pasi është marrë vesh që çifti më i famshëm i botës së muzikës ka realizuar një video në formë krejt sekrete për albumin e tyre të fundit në muzeun më me nam në botë, në qytetin e Parisit.
Beyonce dhe Jay-Z janë çifti më i fuqishëm i muzikës në botë me popdivën që ka shitur rreth 120 milionë kopje albumesh dhe bashkëshortin e saj që, sipas revistës “Forbes”, ka një pasuri prej 810 milionë dollarësh.
Muzeu i Luvrit në Paris ka pasur 8.1 milionë vizitorë vitin e kaluar, duke e bërë atë më të frekuentuarin në botë sa i përket turizmit global, ku njerëzit duan të shohin vepra ikonike nga “Mona Lisa” tek “Kurorëzimi i Napoleonit”, e punuar nga artisti Jacques Louis David.
Beyonce dhe Jay-Z kanë befasuar fansat dhe botën të shtunën duke bërë publik albumin e ri “Everything is Love” nga një skenë në Londër, ku edhe kanë përfunduar turneun global të tyre.
Albumi mund të gjendet vetëm në “Tidal”, faqe e Jay-Z dhe shumë shpejt janë shitur mbi 10 milion kopje. Në këngët e albumit, e dyta me radhë “Apeshit”, vjen bashkë me një koreografi, videoja e së cilës është bërë në diskrecion total në galeritë dhe tarracën e jashtme të Muzeut të Luvrit.
Videoklipi gjashtëminutash fillon me pamje të hapësirës përreth veprës “Mona Lisa”, ku paraqitet Jay-Z me një xhaketë me ngjyrë të ndritshme jeshile, e Beyonce me xhaketë ngjyrë vjollce. Një trupë valltarësh luan me sensibilitet përballë “Kurorëzimit të Napoleonit”