Beyonce Knowles vazhdon të jetë ndër yjet më të kërkuara të muzikës, ndërsa performancat e saja bëjnë bujë në gjithë botën.
Diva e muzikës pop ka qenë kryetema e këtij edicioni në Festivalit prestigjioz Coachella që mbahet në Indio të Kalifornisë.
Javë më parë, ajo i ftoi në skenë bashkanëtaret e dikurshme të grupit “Destiny’s Child” dhe bënë një paraqitje duke i kujtuar kohët e kaluara.
Dy motrat vallëzonin dhe interpretonin në skenë, të shoqëruara nga koreografia që e shoqëronte muzikën duke lënë mbresa te publiku.
Mirëpo, në një moment Beyonce u përpoq ta kapte motrën e saj, por të dyja u rrëzuan. Sidoqoftë, ato vazhduan me performancën skenike.
https://youtu.be/JtkLW0Xb1ck