Përhapen zjarret, Kalifornia shpall gjendje emergjente

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

uvernatori i Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, Gavin Newson, e ka shpallur gjendjen emergjente në këtë shtet pasi zjarret në natyrë po vazhdojnë të përhapen në një pjesë të madhe të sipërfaqes.

Rreth 180 mijë banorë janë urdhëruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre, ndërsa rrugët në Santa Rosa janë mbushur me kolona veturash të njerëzve që po largohen nga zonat e rrezikshme.

Dhjetëra mijëra shtëpi janë të rrezikuara nga zjarret në natyrë. Ndërprerja më e madhe e rrymës në histori të këtij vendi i ka lënë një milion njerëz pa energji elektrike, ndërsa një milion të tjerë pritet të mbesin në terr gjatë orëve të ardhshme.

Urdhi për evakuim vlen për një pjesë të madhe të territorit të Sonoma-s, përfshirë qytetin Santa Rosa. Në këtë pjesë, zjarret i kanë djegur më shumë se 12 mijë hektarë toke.

Kompania që është përgjegjëse për furnizim me rrymë ka thënë se ka vendosur ta ndalë energjinë elektrike për shkak të rrezikut nga erërat e forta, të cilat mund të shkaktojnë zjarre të reja përmes dëmtimit të rrjetit elektrik.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, të dielën në mëngjes në këtë rajon janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 144 kilometra në orë, të cilat po ndikojnë për të keq në përhapjen e zjarreve, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme