Këngëtarja e famshme Beyonce, tërë koncertin e mbajtur në Detroit, si pjesë e turneut “On The Run II”, ia kushtuar këngëtares së muzikës soul, Franklinit, e cila është në gjendje shumë të rëndë mjekësore, shkruan The Guardian.
Beyonce gjatë koncertit me burrin e saj Jay-Z kishte një mesazh të fortë mbështetjeje për këngëtaren 76-vjeçare që po lufton me kancerin.
“Kjo shfaqje i përkushtohet Aretha Franklinit. Ne të duam dhe të falënderojmë për muzikën e bukur”, ka thënë Beyonce në fillim të koncertit.