Tiffany Haddish ka folur në lidhje me takimin me Beyonce dhe Jay-Z, gjatë një interviste me Uncensored, transmeton Klan Kosova.
Artistja foli për mënyrën se si një aktore filloi t’i ngjitej shumë afër reperit, derisa ishin të gjithë së bashku.
“Po flisja pak me Jay-Z”, tha Tiffany. “Dhe ishte një tjetër aktore që ishte aty, e cila gjithashtu po fliste me Jay-Z. Aktorja preku gjoksin e reperit dhe Beyonce erdhi duke ecur sikur po thoshte me vete ‘bushtër’, por ajo nuk e tha atë. Sjellja e saj, dhe mënyra se si po reagonte ishte sikur ‘hiqi duart nga gjoksi i burrit tim’.