Këngëtarja e njohur, Beyonce, është bërë më aktive se kurrë me fotosesionet e reja.
Ajo së fundmi ka lansuar edhe linjën e re nga ‘Ivy Park’ në bashkëpunim me ‘Adidas’, shkruan Daily Mail.
39-vjeçarja në rrjete sociale tashmë nuk po ndalet duke ndarë fotosesionet e reja, me të cilat po mahnit fansat.
Në disa imazhe të fundit ajo është parë me një bluzë të bardhë, derisa pantallonat ishin tejet të gjëra.
Ish pjesëtarja e grupit ‘Destiny’s Child’ kishte vendosur edhe disa aksesorë, duke theksuar më shumë qaforen prej ari.
Flokët brune i kishte lënë të lira mbi supe, kurse makijazhin e kishte me nuanca më të mbyllura.
Jo vetëm Beyonce, por edhe figura të tjera të njohura janë bërë pjesë e linjës së saj të re. /Telegrafi/