Diva e muzikës sapo riktheu internetin, kësaj radhe duke publikuar foton e parë të binjakëve Sir Carter dhe Rumi.
“Sir Carter dhe Rumi, 1-muajsh sot.”-shkroi Beyonce në përshkrimin e fotos ku ajo shihet si një perëndeshë e vërtetë duke mbajtur dy vogëlushët në krahë.
Look-u i saj kësaj radhe është sërish i ngjashëm me atë të fotografive kur zbuloi për herë të parë se është shtatzënë. Ajo mban sërish në kokë një vello, e mbuluar me lejla dhe në sfond të njëjtat lule.