Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përmes një publikimi kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.
Sipas njoftimit, ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut.
Publikimi i plotë:
Infografika e radhës e Balkan Green Foundation (BGF) dhe Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) trajton marrëveshjen për Blerjen e Energjisë (Poëer purchase Agreement) të kontratës për Termocentralin ‘Kosova e Re’. Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me Contour Global parasheh që Republika e Kosovës të i paguajë kompanisë të gjitha shpenzimet, por edhe këstet e kredisë, kamatën, fitimin, si dhe tatimin në fitim për 20 vite.
Termocentrali ‘Kosova e Re’ ka një çmim të garantuar prej 80 €/MËh.
Për të siguruar shitjen e energjisë së prodhuar nga TC ‘Kosova e Re’, Qeveria e Kosovës ka themeluar kompaninë publike – Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës/Neë Kosovo Electricity Company (NKEC), e cila do të shërbejë si ndërmjetësues në mes të Contour Global dhe pjesës tjetër të tregut të energjisë në Kosovë.
NKEC detyrohet të blejë 100% të kapacitetit prodhues të termocentralit ‘Kosova e Re’ e i cili do të prodhojë 3,370,000 MËh në vit edhe nëse tregu nuk e kërkon. Atë energji NKEC do t’ia shesë KEDSit apo dikujt tjetër me çmim më të lirë se kostoja, çmim mesatar vendor dhe rajonal i cili është 50-60 €/MËh.
Me Kosovën e Re, çmimi final për konsumatorë (amvisëri) del të jetë €115/MËh.
Kjo ngase:
a) Kosova e Re prodhon me çmim prej 80 €/MËh
b) KOSTT përçon me çmim prej 3 €/MËh
c) KEDS/KESCO shpërndan me çmim prej 32 €/MËh
80 €/MËh + 3 €/MËh + 32 €/MËh = 115 €/MËh
Ky çmim është afërsisht 50% më i shtrenjtë sesa çmimi aktual prej 60 €/MËh. Qeveria e Kosovës do të detyrohet që artificialisht ta ulë çmimin për ti mbajtur të kënaqur konsumatorët. Kjo arrihet duke subvencionuar diferencën e çmimit real me atë të çmimit aktual: 115 €/MËh – 60 €/MËh = 55 €/MËh.
Sa do të na kushtojë ky subvencionim në qoftëse TC ‘Kosova e Re’ jetësohet? Kur e shumëzojmë prodhimin vjetor të energjisë nga TC ‘Kosova e Re’ (3,370,000 MËh) me diferencën (55 €/MËh) që duhet ta subvencionojë Qeveria e Kosovës nëpërmjet NKEC-it, del që qytetarët e Kosovës do të duhet të paguajnë €185 milionë në vit apo €3.7 miliardë për 20 vjet. Paratë për subvencionim do të vijnë nga buxheti i Kosovës dhe tarifat e ngritura për energji elektrike, në mënyrë që kompania e re publike NKEC të respektojë këtë kontratë për 20 vjet. Subvencionimi nga buxheti i Kosoves prej €3.7 miliardë për 20 vjet do të thotë më pak investime në infrastrukturë, siguri, zhvillim ekonomik, arsim e shëndetësi.
Ndërmarrja e re e krijuar NKEC do të kryej veprimtari të paligjshme të dëmtimit të konkurrencës, izolimit të tregut dhe shtrenjtimit të çmimit të energjisë për konsumatorët në dobi të investitorit privat.
Si e tillë, themelimi i saj përbën shkelje të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe akteve nënligjore që flasin për arsyeshmërinë ekonomike të themelimit të ndërmarrjeve publike.
Me themelimin ndërmarrjes së re NKEC, Qeveria e Kosovës po krijon shpenzime të qëllimshme dhe të panevojshme të projektit. Qeveria po bënë abuzim të buxhetit dhe me pagat e 5 anëtareve të bordit të NKEC i cili u emërua me datën 21.05.2018. Përveç kësaj, ndikimet politike po shpërfaqen haptas edhe në emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të NKEC. Ekspertët britanik dhe Qeveria e Kosovës kanë dhënë vlerësime të ndryshme mbi kandidatin më të suksesshëm çka tregon për një tendencë të hapur për të ndikuar politiksht rezultatin në fund.
Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkojnë tërheqjen e menjëhershme nga kontrata për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut.
Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtëritshme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit.