BIA zbulon në Peçenë të Preshevës armë nga koha e UÇPMB-së

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e BIA-s në një shtëpi në fshatin Peçenë të komunës së Preshevës, pohojnë të kenë zbuluar armë të fshehura, të cilat, sipas tyre, datojnë nga periudha e funksionimit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe të cila ishin në gjendje të mirë.

Sipas Agjencionit të për siguri dhe informim (BIA), ky arsenal është fshehur vetëm 300 metra larg bazës së Ushtrisë së Serbisë, kështu që rrethanat dhe motivet po shqyrtohen, gjegjësisht nëse është përgatitur një sulm ndaj forcave serbe.

Sipas “Novosti”, u gjetën dy armë gjysmë automatike, një m48 ushtarake, një pushkë e modifikuar duke përdorur municion gjuetie dhe një kallashnikov.

Siç shkruajnë mediat serbe, ky është zbulimi i dytë i BIA i armëve në zonën e Preshevës në nëntë muajt e fundit.

Të ngjashme