Bibla e vjetër: Krishti nuk është kryqëzuar

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 10:25 | Nga

Bibla që mendohet të jetë e vjetër nga 1500 deri në 2000 vjet, e gjetur në Muzeun Etnografik në Ankara, thotë se “Jezu

Krishti nuk është kryqëzuar dhe se nuk ka qenë i Biri i Zotit”.

Në këtë libër që përmban Ungjillin e Bernabës, thuhet se Juda Eskariot është vënë në kryq, kurse Jezu Krishti ishte Profet dhe se është dërguar i gjallë në Parajsë.

Sipas një raporti në ‘National Turk’, kjo Bibël është gjetur tek një grup trafikantësh, gjatë një bastisjeje në zonën e Mediteranit.

Bazuar në raportet, ekspertët dhe njohësit e religjionit në Teheran, thonë se ky libër është origjinal.E shkruar në shkronja ari mbi lëkurë, në këtë Bibël, përmendet edhe ardhja e Profetit Muhamed, gjë që ndodhë 700 vjet më vonë.

Bibla është e shkruar edhe në Ungjij të tjerë, si në atë të Lukës, Mateut, Markut dhe Gjonit, por duket se ky version po e shqetëson më së shumti Vatikanin.

Çfarë do të ndodhë me të krishterët, që besojnë në faktet e dhëna më parë për ‘Birin e Shenjtë’?Autoritetet nga Vatikani, kanë kontaktuar me ato turke, që të marrin këtë Bibël për të ekzaminuar në Kishë, por që ende nuk është marrë ndonjë përgjigje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme