Biblioteka Kombëtare shënon 75 vjetorin e themelimit

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” të hënën shënon 75’vjetorin e themelimit.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të saj, do të nisë një manifestim në orën 11:00 në Hollin e Bibliotekës.

Ndërsa nga ora 12:00, do të nisë ekspozita e përgatitur “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999”, projekt ky i përgatitur nga ‘The Center for Albanian Studies’, nën përkujdesjen e sir Noel Malcolm dhe e mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Për të uruar këtë ditë të veçantë të saj, të pranishëm në këtë manifestim do të jenë ministra e zyrtarë të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, ambasadorë të ambasadave të Kosovës, profesorë universiteti, drejtues dhe punonjës të bibliotekave komunale, studentë e lexues të shumtë. /GM

Të ngjashme