Biden: Do t’i bëj gjërat e duhura për t’i dhënë fund pandemisë

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Në një fjalim virtual nga Delaware, Joe Biden është zotuar të mos bëjë fushatë “me premtimet e rreme se do të mund t’i japësh fund kësaj pandemie sa çel e mbyll sytë”.

“Edhe nëse fitoj, do të duhet shumë punë për t’i dhënë fund kësaj pandemie,” tha ai nga qyteti i tij i lindjes Wilmington. “Unë e premtoj këtë, ne do të fillojmë ditën e parë duke bërë gjërat e duhura”, shtoi demokrati.

Ai gjithashtu e quajti përgjigjen pandemike të Trumpit si një “fyerje” për viktimat, raporton BBC.

SHBA aktualisht po sheh mesatarisht 71 mijë raste të reja ditore me COVID-19. Pranimet në spital po rriten me shpejtësi dhe po ashtu edhe numri i të vdekurve.

Ndërsa Trump po mban një seri tubimesh në shtetet e fushës së betejës në të gjithë vendin, Biden ka mbajtur shumë më pak ngjarje personale, duke e përmendur si shkaktar pandeminë e coronavirusit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme