Presidenti Joe Biden ka kërkuar falje pasi disa nga anëtarët e Gardës Kombëtare që u stacionuan në ndërtesën e Kongresit ishin fotografuar duke fjetur në një parking veturash.
Më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Washington DC për inaugurimin e tij pas dhunës që pati këtë muaj, njofton Klan Kosova.
Imazhet që u shpërndanë tregonin ushtarët që u detyruan të pushojnë afër një garazhe pasi ligjvënësit u kthyen.
Kushtet me të cilët ata u përballën ngritën zemërim tek disa politikanë dhe disa guvernatorë të shteteve.
Biden thirri shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës të premten për të kërkuar falje dhe për të pyetur se çfarë mund të bëhet, sipas raporteve të mediave amerikane.
Zonja e Parë, Jill Biden, gjithashtu ka vizituar disa nga trupat për t’i falënderuar personalisht, duke iu dërguar edhe biskota nga Shtëpia e Bardhë si dhuratë.
“Vetëm desha të vij sot dhe t’u them faleminderit juve dhe të gjithëve që e mbajtët familjen time të sigurt”, ka thënë ajo.