Biden në Arabinë Saudite, pritet takimi me princin në mes të kritikave

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me udhëheqësit palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar të premten, përpara se të shkojë në një samit në Arabinë Saudite.

Takimi i tij me presidenti palestinez Mahmoud Abbad ka të ngjarë të jetë i tensionuar, thonë analistët, pasi lidhjet ishin në rënie nën administratën e Donald Trump.

Më vonë, Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite për të takuar sundimtarin e saj de-fakto, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. Biden do të takohet me princin dhe babanë e tij, mbretin Salman.

Temat e diskutimit të liderëve do të përfshijnë furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e sigurisë.

Takimi i Biden me Presidentin Abbas në Betlehem të premten do të jetë takimi i nivelit më të lartë midis ShBA-së dhe palestinezëve që kur palestinezët ngrinë lidhjet në një mosmarrëveshje mbi mbylljen e zyrës në Uashington të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), organi përfaqësues i palestinezëve  nga administrata Trump në 2018.

Palestinezët duan që ShBA-ja të bëjë më shumë për të rifilluar bisedimet e paqes me Izraelin dhe për të rihapur konsullatën amerikane në Jerusalem, e cila shërbeu si një ambasadë de facto për palestinezët përpara se të mbyllej kur Trump ishte president në 2019.

Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe përpjekja për rivendosjen e marrëdhënieve pason një rritje të çmimeve të naftës, e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

ShBA pritet të shtyjë zyrtarët sauditë që të angazhohen për rritjen e prodhimit.

Të enjten vonë, Arabia Saudite njoftoi se do të hapë hapësirën e saj ajrore për fluturimet komerciale izraelite, një vendim i mirëpritur nga ShBA.

Lëvizja do ta shohë hapësirën ajrore të mbretërisë të hapur për të gjithë transportuesit që plotësojnë kërkesat e saj për fluturime do të hapë rrugën për më shumë fluturime drejt dhe nga Izraeli.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHhA-së, Jake Sullivan tha se kjo “hap rrugën për një rajon më të integruar, më të qëndrueshëm dhe të sigurt të Lindjes së Mesme”.

Biden do të bëhet presidenti i parë amerikan që do të fluturojë drejtpërdrejt në Arabinë Saudite nga Izraeli, gjë që shihet si një shenjë e vogël por domethënëse e pranimit në rritje të Izraelit nga Riadi pas dekadash bojkoti në solidaritet me palestinezët, transmeton Klankosova.tv.

Të premten në mbrëmje, Biden do të mbërrijë në qytetin saudit të Jeddah, ku do të takohet me Princin Mohammed për herë të parë që nga marrja e detyrës.

Deri më tani, presidenti ka këmbëngulur të flasë me Mbretin Salman, për të cilin zyrtarët amerikanë thonë se është homologu i drejtpërdrejtë i Bidenit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë refuzuar të thonë nëse Biden do të ngrejë çështjen e vrasjes së Khashoggi, i cili ishte një kolumnist i Washington Post dhe jetonte në ShBA.

Ata gjithashtu nuk pranuan të thonë nëse dyshja do të shtrëngojnë duart.

Të ngjashme