Biden për një takim të mundshëm me Putin: Shpresoj të ndodhë

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është duke planifikuar që të mbajë takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në një konferencë për media Biden tha se shpreson dhe pret të takohet me homologun e tij rus gjatë një vizite të planifikuar në Evropë në qershor dhe në një takim diplomatik në të cilin shpreson se mund të rikthejnë dhe formojnë marrëdhënie më të mira, raporton BBC.

Biden këtë përgjigje e dha kur po pyetej mbi udhëtimin e ardhshëm, i cili deri më tani përfshin ndalesa në samitin e G7 në Anglinë jugperëndimore dhe samitet e NATO dhe BE në Bruksel, Belgjikë. Këto samite zgjasin nga 11 qershor deri në 14 qershor.

Të premten, Këshilltari i Sigurimit Kombëtar, Jake Sullivan, tha se ai kishte folur me homologun e tij rus atë mëngjes, por detajet e samitit si një kohë dhe vend nuk ishin vendosur.

Se ku ndodhin bisedimet mbetet një pyetje e hapur. Udhëheqësit e Austrisë, Finlandës dhe Republikës së Çekisë kanë ofruar kryeqytetet e tyre si vende të mundshme. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë specifikuar se do të ndodhë diku në Evropë.

Në një telefonatë me Putin të premten, kancelari austriak Sebastian Kurz sugjeroi të konsiderohej Vjena si vendi i një takimi të mundshëm Rusi-SHBA në nivelin më të lartë nëse arrihet një marrëveshje e rëndësishme për të mbajtur takimin.

Putini është dukur i gatshëm për ofertën e takimit, edhe pasi Shtetet e Bashkuara aplikuan sanksione të reja të ashpra dhe ndëshkime të tjera ndaj Rusisë për, ndër të tjera, rolin e saj në një sulm masiv kibernetik ndaj agjencive qeveritare.

Presidenti Biden beson se një samit i përbashkët me Presidentin Putin do të ishte i vlefshëm për krijimin e mirëkuptimit mes dy vendeve dhe se e çon këtë marrëdhënie në një rrugë më të qëndrueshme e të parashikueshme.

Të ngjashme