Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka premtuar Izraelit “të hekurt” mbështetjen e SHBA-së mes frikës se Teherani mund të nisë hakmarrjen pas një sulmi që shkakoi vdekjen e iranianëve të lartë, sipas BBC.

Biden paralajmëroi se Irani po kërcënon të nisë një “sulm të madh” pasi Izraeli goditi konsullatën iraniane në Siri 10 ditë më parë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur sigurinë e Izraelit”, shtoi ai.

Më herët të mërkurën, udhëheqësi iranian tha se sulmi izraelit në Damask ishte i barabartë me një sulm ndaj vetë Iranit.

“Kur ata sulmuan zonën tonë të konsullatës, ishte sikur ata sulmuan territorin tonë”, tha Ayatollah Ali Khamenei në një fjalim.

“Regjimi i keq duhet të dënohet dhe do të dënohet”, shtoi ai.

Nuk është ende e qartë se çfarë forme do të kishte çdo sulm hakmarrës.

Nëse Irani godet drejtpërdrejti Izraelin, ai do të rrezikonte një përshkallëzim edhe më të madh të konfliktit, ndërsa analistët thanë se Irani nuk ka aftësinë ushtarake për një konfrontim të rëndësishëm.

Një alternativë e mundshme është një sulm nëpërmjet një përfaqësuesi iranian si Hezbollahu, i cili shpesh kryen sulme më të vogla ndaj Izraelit nga Libani fqinj.

Të dielën, një zyrtar iranian paralajmëroi se ambasadat e Izraelit nuk ishin më të sigurta, duke sugjeruar se ndërtesa e konsullatës mund të ishte një objektiv i mundshëm.

Ekspertët kanë sugjeruar gjithashtu se Irani mund të synojë Izraelin me një sulm kibernetik.

Ne sulmin e 1 prillit në ndërtesën e konsullatës iraniane, u vranë 13 persona duke përfshirë udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por gjerësisht konsiderohet se qëndron pas tij.

Forcat amerikane dhe izraelite në rajon janë vënë në gatishmëri të lartë këto ditë.

Deklarata e Biden erdhi ndërsa ai po fliste të mërkurën me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë  së bashku me kryeministrin japonez, Fumio Kishida.

“Siç i thashë kryeministrit Netanyahu, angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër këtyre kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është “i hekurt “- më lejoni ta them përsëri, i hekurt”, tha Biden.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Biden, në një intervistë, bëri thirrje për një armëpushim në Gaza duke shtuar se nuk ishte dakord me strategjinë e luftës të Netanyahut.

“Unë mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij”, tha ai në një intervistë për “Univision”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, më shumë se 33 000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë vrarë në inkursionin izraelit.

Konflikti u ndez nga vrasja e më shumë se 1200 njerëzve në Izrael nga Hamas dhe marrja e 253 pengjeve në sulmin e tetorit.

Të ngjashme