Biden: ShBA-ja është në rrugën e duhur, për të siguruar vaksinat për 300 milionë amerikanë

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

SHBA-ja është në rrugën e duhur për të siguruar vaksinën për 300 milionë amerikanët “deri në fund të korrikut”, tha presidenti amerikan Joe Biden.

“Brenda tre javësh, me punën gjatë gjithë kësaj kohe me njerëzit që qëndruan pas meje, ne tani kemi siguruar furnizim të mjaftueshëm për t’i vaksinuar të gjithë amerikanët, dhe tani po punojmë për t’i marrë ato vaksina”, tha Biden.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ai njoftoi gjithashtu të enjten se SHBA-ja ka blerë vaksina shtesë të Moderna-s dhe të Pfizer.

“Vetëm këtë pasdite, ne kemi nënshkruar kontratat përfundimtare për 100 milionë më shumë vaksina të Moderna-s si dhe 100 milionë doza më shumë nga Pfizer”, deklaroi presidenti amerikan.

Biden potencoi se SHBA-ja afroi datën e dorëzimit për 200 milionë vaksina shtesë deri në fund të muajit korrik, më shpejt se që ishte pritur, sipas tij.

Pfizer dhe Moderna ranë dakord me anë të kontratës për “përshpejtimin e dorëzimit të 100 milionë dozave që ishin premtuar deri në fund të qershorit, të kryejnë dorëzimin e tyre në fund të majit, deklaroi mes tjerash presidenti Biden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme