Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden bëri një tjetër deklaratë, ku apeloi për qetësi. Edhe një herë, ai u shfaq i bindur për fitore.
“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara. Çdo votë do të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, nuk kemi dyshime se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit”.
Ai falënderoi mbështetësit për durimin e tyre dhe përsëriti se “secila votë do të numërohet”.
Biden paralajmëroi edhe një ditë më parë fitoren e shprehur bindjen se është në rrugën të mbarë për të siguruar votat e nevojshme për Shtëpinë e Bardhë.
Mesazhi i tij ishte se do të jetë një president i bashkimit të kombit, duke theksuar se kundërshtarët nuk duhet të trajtohen si armiq dhe se do të qeverisë si president i një vendi ku të përfaqësohen të gjithë.